Arkitektura Vixhajanagara

Tempulli Virupaksha, Raya Gopura (kulla kryesore mbi portën e hyrjes) në Hampi, Karnataka

Arkitektura Vijayanagara e periudhës midis viteve 1336-1565 ishte një stil i shquar ndërtimor që u zhvillua gjatë sundimit të perandorisë hindu Vijayanagar. Perandoria sundonte Indinë e Jugut, nga kryeqyteti i tyre në Vijayanagara, në brigjet e lumit Tungabhadra në Karnatakan moderne të Indisë. Perandoria ndërtoi tempuj, monumente, pallate dhe struktura të tjera përmes Indisë së Jugut, me një përqëndrim më të madh në kryeqytetin e saj. Monumentet brenda dhe përreth Hampit, një qytetin e Vijayanagaras, janë listuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përveç ndërtimit të tempujve të rinj, perandoria shtoi struktura të reja dhe bëri modifikime në qindra tempuj përgjatë Indisë së Jugut. Disa struktura në Vijayanagara i përkasin periudhës para perandorisë Vijayanagara. Tempujt e kodrës Mahakuta i përkasin periudhës Kalyani Chalukya. Rajoni përreth Hampit ka qenë një vend popullor i adhurimit për qindra shekuj para periudhës Vijayanagara me dëshmitë më të hershme që datojnë nga viti 689 i e.s. kur ishte i njohur si Pampa Tirtha sipas zotit vendor të lumit Pampa. Në zonën bërthamë të kryeqytetit ndodhenj qindra monumente, nga të cilët, 56 janë të mbrojtur nga UNESCO, 654 monumente janë të mbrojtur nga qeveria e Karnatakas dhe 300 të tjerë janë në pritje për tu përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura.[1] Arkitektura Vijayanagara qe një kombinim vibrant i stileve arkitekturore Chalukya, Hoysala, Pandya dhe Chola, që lulëzuan në shekujt e mëparshëm.[2][3] Rrënojat e Hampit – trashëgimi botërore e UNESCO-s Tempulli Virupaksha, Tempulli Krishna, Tempulli Vittala, Tempulli Ugra Narasimha dhe Kodandarama janë disa nga monumentet e famshme të stilit Vijayanagar.[4]

Faltore tipike në Tempullin Hazare Rama në Hampi

Trashëgimia e saj skulpturore, arkitekturore dhe pikturore ndikuan në zhvillimin e arteve edhe pasi perandoria përfundoi. Vula e saj stilistike ësthë Kalyanamandapa (sallon martese) e zbukuruar me kolona, Vasanthamandapa (sallonet e hapur me kolona) dhe Rajagopura (kullë). Ndërsa monumentet e perandorisë janë përhapur përgjatë gjithë Indisë së Jugut, asgjë nuk e tejkalon teatrin e pamatë të hapur të monumenteve në kryeqytetin e tyre, Vijayanagara, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[5] Një tjetër element i stilit Vijayanagara është skalitja e monolitëve të mëdhenj si Sasivekalu Ganesha dhe Kadalekalu Ganesha në Hampi, statujat Gomateshwara në Karkala dhe Venur, si dhe demi Nandi në Lepakshi. Tempujt Vijayanagara të Bhatkalit, Kanakagirit, Sringerit dhe qyteteve të tjera bregdetare të Karnatakas, ashtu si Tadpatri, Lepakshi, Ahobilam, Tirupati dhe Srikalahasti në shtetin indian të Andra Pradeshit dhe Vellore, Kumbakonam, Kanchi dhe Srirangam in Tamil Nadu janë shembuj të këtij stili. Arti Vijayanagara përfshin piktura murale si Dashavathara (dhjetë mishërimet e Vishnut) dhe Girija Kalyana (hyjnesha e martesës Parvati) në Tempullin Virupaksha në Hampi, pikturat Shivapurana (rrëfenjat e Shivës) në Tempullin VirabhadraLepakshi dhe ato në basadin (tempullin) xhainist dhe Tempullin Kamaskshi dhe Varadaraja në Kanchipuram.[6] Kjo përzierje e stileve indiano-jugore rezultuan në një pasuri të pa parë në shekujt e mëparshëm, një përqëndrim mbi relievet përveç skulpturave që tejkalon të mëparshmet në Indi.[7] Një aspekt i Arkitekturës Vijayanagara që tregon kozmopolitanizmin e qytetit të madh është prania e shumë strukturave laike që përmbajnë veçori islamike. Përqëndrimi i strukturave si pavjone, stalla dhe kulla sugjeron se ato kishin përdorim mbretëror.[8] Ky shkëmbim harmonik i ideve arkitekturore duhet të ketë ndodhur gjatë periudhave të rralla të paqes midis mbretërive hindu dhe myslimane.[9] "Platforma e Madhe" (Mahanavami dibba) ka relieve të skalitura në të cilat figurat duken se kanë tipare fytyre të turqve të Azisë qendrore që ishin të njohur se përdoreshin si shërbëtor mbretëror.[10]

  1. ^ "Global Heritage Fund, Hampi disappearing". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2006. Marrë më 15 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kritiku i artit Percy Brown e konsideron arkitekturën Vijayanagar një lulëzim të stilit dravidian (Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 182)
  3. ^ Arthikaje: Literary Activity
  4. ^ "Group of monuments at Hampi (1986), Karnataka". Marrë më 27 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kaq intim janë shkëmbinjt dhe monumentet që ata realizonin, sa ndonjëherë ishte e pamundur të thoje ku përfundonte natyra dhe ku fillonte arti" (Kritiku i artit Percy Brown, i cituar në Hampi, A Travel Guide, fq. 64)
  6. ^ Disa nga këto piktura mund të kenë qenë ribërë në shekujt e mëvonshëm (Rajashekhar te Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 184)
  7. ^ Historianët dhe kritikët e artit K. A. Nilakanta Sastri, A. L. Basham, James Fergusson dhe S. K. Saraswathi kanë komentuar rreth arkitekturës Vijayanagara (History of Karnataka, Arthikaje Arkivuar 4 nëntor 2006 tek Wayback Machine Literary Activity)
  8. ^ John M. Fritz & George Michell (eds.): New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara; 2001, ISBN 81-85026-53-X, fq. 10
  9. ^ Philon (2001), fq. 87
  10. ^ Dallapiccola (2001), fq. 69

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search